Mirëseerdhët në Projektin EARLY!

Misioni ynë është të ofrojmë të dhëna të besueshme për shëndetin mendor të të rinjve në rajonin evropian dhe të hartojmë, zbatojmë dhe vlerësojmë ndërhyrje të bazuara në terren. Me 19 partnerë nga 14 vende, jemi të përkushtuar për adresimin e çështjes kritike të shëndetit mendor të rinisë dhe rrjedhimisht në reduktimin e barrës së sëmundjeve jo-infektive, veçanërisht të kushteve të shëndetit mendor, te të rinjtë. Përmes këtij studimi me ndërthurje metodash kërkimore, synojmë të zhvillojmë një matricë ekspozimi tërësore, të kuptojmë perceptimet mbi shëndetin mendor të rinisë dhe të sigurojmë të dhëna të plota dhe të pakundërshtueshme në lidhje me shëndetin mendor të rinisë. 

Projekti garanton një qasje gjithëpërfshirëse, duke u bazuar rigorozisht në respektimin e etikës kërkimore në të gjitha vendet e përfshira në studim. Këtu nënkuptohet inkuadrimi në kornizat ligjore dhe etike, duke garantuar konfidencialitetin dhe menaxhimin e të dhënave, duke përcaktuar drejtimet e duhura për menaxhimin e shëndetit mendor, si dhe duke analizuar të dhënat lokale dhe ndërkombëtare mbi shëndetin mendor dhe faktorët në lidhje me të. Gjithashtu, projekti synon të njihet me shërbimet aktuale për të rinjtë si dhe të vlerësojë gatishmërinë e vendeve pjesëmarrëse për implementimin e ndërhyrjeve mbi shëndetin mendor tek të rinjtë.
 

 

Njihuni me anëtarët e Bordit Këshillues të EARLY

Prof. Dr. Richard F. Mollica, MD

Prof. Mollica është një figurë me përmasa botërore në fushën e psikiatrisë, specializuar në traumën dhe rekuperimin pas traumës. Ai mban pozicionin e Profesorit të Psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit si dhe është Drejtues i Programit të Harvard për Traumën tek Refugjatët (HPRT) në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts. Që prej 1981 Dr. Mollica dhe HPRT kanë luajtur një rol kyç në përmirësimin e shërbimit mjekësor dhe shëndetit mendor për të mbijetuarit e torturave dhe dhunës masive, në nivel global. Për punën  e tij të jashtëzakonshme ka marrë çmime prestigjioze si dhe ka publikuar “Të dëgjosh lëndimet e padukshme: rruga drejt shpresës dhe rekuperimi në një botë të dhunshme”.

Dr. Mollica ka publikuar mbi 160 artikuj shkencorë. Në 30 vitet e fundit, së bashku me grupin e tij të punës kanë trajtuar për mbi 10000 të mbijetuar nga dhuna ekstreme, nga e gjithë bota. 
 

 

Prof. Bettina Borisch

Prof. Borisch është një eksperte e shëndetit publik global. Ajo ka një përvojë të gjatë në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare, si në nivelin e OKB-së ashtu edhe në nivelin evropian. Ajo gjithashtu ka funksione të ndryshme në sferën e OJQ-ve, si Presidente e Europa Donna, CEO e Federatës Botërore të Shoqatave të Shëndetit Publik, dhe anëtare e këshillit drejtues të disa organizatave të tjera të Shëndetit Publik. Si aktiviste e shoqërisë civile, ajo përqendrohet në forcimin e sistemit multilateral dhe organizatave të tij, si dhe në vënien në pah të çështjeve të ndërgjegjësimit publik. Ajo ka një përvojë të gjatë në bashkëpunim me organizata evropiane dhe botërore.

Ajo është profesore e Shëndetit Publik në Institutin e Shëndetit Global, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Gjenevës. Si mjeke, ajo u specializua fillimisht në patologjinë klinike dhe ishte drejtoreshë e Institutit të Patologjisë Klinike, Universiteti i Gjenevës, para se të orientonte punën e saj drejt Shëndetit Publik. Interesat e saj në kërkim shkencor përfshijnë shëndetin gjinor, sistemet shëndetësore, mbulimin shëndetësor universal, dhe politikat qeveritare kundrejt shëndetit. Në aktivitetin e saj si histopatologe, ajo është angazhuar në kërkime mbi kancerin me një theks të veçantë në limfomat Non-Hodgkin si dhe në lezione të tjera neoplastike, si kanceri i gjirit. Ky angazhim ka drejtuar aktivitetin e saj profesional në shëndetin publik drejt skanimin e kancerit të gjirit, duke filluar nga diagnoya e deri tek trajtimi. Së fundmi, aktiviteti i saj është fokusuar edhe drejt shëndetit publik në lidhje me të dhënat dhe me teknologjinë IA.
 

 

Prof. Martin McKee, CBE, MD, DSc, FMedSci

Prof. Dr. Martin McKee është një profesor i mirënjohur i Shëndetit Publik Europian dhe Drejtor Mjekësor në Shkollën Londineze të Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale  (LSHTM). Ai gjithashtu është Drejtues i Kërkimeve në Observatorin Europian për Sistemet dhe Politikat Shëndetësore. Prof. McKee ka qenë President i Shoqatës Europiane të Shëndetit Publik dhe ka botuar mbi 900 artikuj shkencorë dhe 44 libra. 

 

Prof. Dr. Sonia Saxena, MD 

Sonia Saxena është Profesore e Kujdesit të Parë dhe Drejtoreshë e Njësisë së Shëndetit të Fëmijës në Departamentin e Kujdesit Parësor dhe Shëndetit Publik në Imperial College London. Ajo ka punuar si mjeke familjeje në Londër që nga viti 1995. Sonia Saxena ka nderin të jetë Profesorja e Parë Femër nga Azia e Kujdesit Parësor në Mbretërinë e Bashkuar, e emëruar në vitin 2017. Synimet e saj në kërkimin shkencor përqëndrohen tek përmirësimi i shëndetit të fëmijëve dhe për të zvogëluar pabarazitë si dhe duke faktuar me prova në terren nevojat bazë në shëndetin dhe kujdesin publik.

Profesori Saxena drejton Qendrën e Shëndetit të Fëmijëve për Institutin e Kërkimitë të Aplikuar Londër (NIHR, ARC). Gjithashtu është e angazhuar në një program kombëtar të punës për NIHR (Kërkime në Shkollën e Shëndetit Publik) i emërtuar “Të dhëna për Shëndetin e Fëmijëve”.
Si Presidente e zgjedhur e Shëndetit Publik të Fëmijëve dhe Adoleshentëve për Shoqatën Europiane të Shëndetit Publik, ajo drejton një rrjet prej mbi 3000 profesionistë të shëndetit në një plan strategjik trevjeçar për të arritur një vlerësim maksimal (Analizë, Mbrojtje, Veprim) nga OBSH për të përmirësuar shëndetin e fëmijëve në Evropë (2021-2024). Deri më tani, ajo ka botuar mbi 400 artikuj me mbi 40,000 citime me impakt mjaft të gjerë. Ajo ka mbajtur shumë ligjërata në të tre ciklet universitare për shëndetin e fëmijëve si Profesore Nderi e ftuar në vende të ndryshme në Evropë, Azi dhe Amerikë të Veriut. 
 

 

Prof. Dr. Christian Schmahl, MD

Prof. Christian Schmahl është një figurë e mirënjohur në fushën e neuroshkencave translacionale, ekspertiza e tij përqëndrohet veçanërisht në psikopatologjinë e çrregullimeve të lidhura me stresin, me një theks të veçantë në Çrregullimin e Personalitetit Borderline dhe Çrregullimin e stresit post-traumatik PTSD. Ai është Profesor i Psikopatologjisë Eksperimentale dhe Drejtor Mjekësor i Departamentit të Mjekësisë Psikosomatike në Institutin Qendror të Shëndetit Mendor në Mannheim, Gjermani.

Hulumtimi i Prof. Christian Schmahl përqëndrohet në vetërregullimin emocional, sjelljen vetëdëmtuese dhe disosacionin. Gjithashtu interesohet edhe për ndërveprimin e neurobiologjisë me psikoterapinë. Që nga viti 2018, ai ka qenë zëdhënës i Grupit të Kërkimit (GRK2350) "Ndikimi i përvojave të vështira nga fëmijëria në gjendjet psikosociale dhe somatike përgjatë jetës".
 

 

 

Njihuni me Këshilltarët e Jashtëm të Etikës në EARLY

Dr. Luca Marelli, MA

Dr. Luca Marelli është Asistent Profesor në Fushën e Etikës dhe Qeverisjes së Kërkimit Shëndetësor në Departamentin e Bioteknologjisë Mjekësore dhe Mjekësisë Translacionale në Universitetin e Milanos. Ai gjithashtu është një kërkues shkencor (aktualisht në mobilitet akademik në Life Sciences & Society Lab, Qendra për Kërkimet Sociologjike, në KU Leuven.

Luca Marelli ka marrë kualifikimin shkencor kombëtar (Abilitazione Scientifica Nazionale) si Profesor i Asociuar, sektori 06/A2, SSD MED/02, nga 13/02/2023 deri më 13/02/2033. Fushat e tij të specializimit dhe intereset e kërkimit shkencor janë etika e kërkimit, menaxhimi i të dhënave dhe etika e të dhënave, studimet mbi shkencën dhe teknologjinë (STS), sociologjia e shëndetit dhe biomjekësisë dixhitale, dhe kërkimi kualitativ në shkencat sociale.
 

/fileadmin/_processed_/4/c/csm_background_00098e5065.jpg