PËR TË RINJTË 

Në këtë projekt, jemi së bashku drejt qëllimit për të kuptuar dhe suportuar shëndetin mendor të rinisë. Ideja është të gjenden drejtimet më të favorshme për të përmirësuar shëndetin mendor të të rinjve.

Qasja jonë 

Rruga më e drejtë për sa i përket njohjes së shëndetit mendor është të sigurohemi se të rinjtë si ju, të përfshihen në këtë projekt që nga fillimi. Ne do të impenjohemi të sjellim ndryshime që i shkojnë për shtat eksperiencës së jetës dhe mendimeve tuaja. Objektivi përfundimtar është të kuptojmë si rinia e sotme përballet me vështirësitë psikologjike të jetës dhe të kemi një pasqyrë të qartë se si mund të vijmë në ndihmë.

Nëse keni interes në shëndetin mendor dhe dëshironi të jepni ndihmën tuaj në këtë projekt, duke ndarë me ne eksperiencën dhe mendimet tuaja, do të ishim të lumtur t’ju kishim pjesë.


Kjo faqe është në përpunim. Na vizitoni përsëri së shpejti për më shumë informacion.

/fileadmin/_processed_/4/c/csm_background_00098e5065.jpg