Në EARLY ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e bashkëpunimit dhe hulumtimit në lidhje me sfidat e shëndetit mendor tek të rinjtë. Na ndiqni për përditësimet mbi idetë apo rezultatet tona më të fundit. Puna jonë përfshin krijimin e një databaze në nivel Europian mes disa shteteve, duke kryer studime kërkimore për ndërhyrje efiksae në shëndetin mendor të të rinjve. Gjithashtu synohet të identifikohen praktikat lokale të shërbimit dhe të ofrohen strategji për të përmirësuar sistemin shëndetësor, aty ku është e mundur.
Impenjimi ynë
Ne e kuptojmë rolin thelbësor që studiuesit kanë në njohjen e shëndetit mendor të të rinjve. EARLY synon të ofrojë një platformë për kërkuesit shkencorë, duke u mbështetur rigorozisht në bazën teorike, por edhe në profesionalizmin në mbrojtjen së të dhënave. Gjithashtu synohet të hartohet një kornizë e saktë e shëndetit mendor të të rinjve, nëpërmjet perceptimeve të të rinjve, të afërmve dhe palëve të tjera të përfshira.